Moderatorja e njohur humb njeriun e saj më të shtrenjtë

0

Moderatorja Vilma Masha ka ndarë një lajm shumë të trishtë me ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se ka humbur të atin dhe lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga dita e dasmës, ku shihet duke u shoqëruar në altar nga babai.

Vilma shkruan se nuk e priste që i ati të largohej kaq shpejt nga jeta dhe i ka emocionuar të gjithë me postimin e saj.

“Babiiii, babi im i shtrenjtë nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11:00 në Tufinë”, shkruan Vilma.

Kujtojmë se Vilma Masha organizoi një dasmë me njerëzit e saj më të afërt në shtator të vitit 2018-të. pak kohë më vonë ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Sea. Për një kohë të gjatë moderatorja e mbajti të bijën larg syrit të publikut, derisa vendosi ta prezantonte për herë të parë në shtator të 2020-s. Ajo pozoi përkrah të bijës në disa foto dhe tregoi se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të vajzës.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, u shpreh Masha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu