Moderatorja e njohur përballet me një situatë jo të këndshme në emision (FOTO)

0

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri.

Sot gjatë emisionit “E diell”, ajo është përballur me një situatë jo shumë të këndshme.

Teksa ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo Hëna”, kur në një moment u rrëzua në tokë. Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz.

Nevina njihet për natyrën e saj hermetike megjithatë,  nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista. Vetëm pak javë më parë Nevina foli si rrallëherë për të dashurin e saj.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu