Moderatorja shqiptare së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

0

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në një pritje të ëmbël. Atë e shohim çdo javë në ekran, mirëpo askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur.

Ky lajm është bërë i ditur nga “Panorama Plus”.

Mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

Ajo ka rreth 25 vite në ekran, ku dhe është përballur me situata nga më të ndryshmet përsa kohë që ajo trajton tema delikate që kanë të bëjënë me politikën.

Kujtojmë se para disa kohësh debate mes saj dhe Klevis Balliut në studion e “Open” u në mjaft virale.

Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të “Top Channel”, Andi Bora.

Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e televizionit.

“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, tha Eni Vasili.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë”, pretendoi Klevis Balliu.

“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëve të kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.

“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.

Pas publicitetit, Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga “Top Channel”, ku banorët të jenë quajtur shpellarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu