Moisiu: Berisha më bëri presion me Gazmend Dibrën, kjo është akuzë e DASH

0

Ish-presidenti Alfred Moisiu, është shprehur se akuzat e DASH për ish-kryeministrin Berisha nuk janë të reja. Sipas tij, një ndër to që lidhet me presionin që Berisha u ka bërë nipërve të tij përmes ish-drjetorit të Aviacionit Gazmend Dibra.

“Shkon drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra, u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore. ‘I thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj rikatimi (presion) i tipit mafioz.

Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim (presion) presidentit, kryetarit të shtetit. Sigurisht ai nuk e bëri vet këtë, por Gazmend Dibra s’mund të merrte përsipër një gjë të tillë, se nuk ishte aq budalla.

Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo”, tha Moisiu në emisionin “Spotlight”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu