Moment historik! Nënshkruhet në SHBA marrëveshja Kosovë-Serbi, hapet rruga për njohjen reciproke

0

 

“Është vërtetë historike! Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash.”

Është kjo deklarata e presidentit amerikan Donald Trump pasi u arrit nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Për herë të parë Kosova dhe shqiptarët ishin në vëmendjen dhe sytë e të gjithë botës këtë rradhë për një lajm tejet pozitiv.

Kjo marrëveshje i sjell më afër dy vendet mes njohjes reciproke të cilat prej kohësh nuk kishin arritur të gjenin një rrugë komunikimi me njëra-tjetër. Presidenti amerikan theksonte se ekonomia i sjell më afër njerëzit dhe atë synojnë të bëjnë. Duke besuar se ekonomia do të forcojë lidhjet mes palëve edhe kryeministri Hoti është shprehur mirënjohës për marrëveshjen historike, të arritur mes palëve.

“Shumë faleminderit për rolin tuaj të jashtëzakonshëm. Për skuadrën tuaj të mrekullueshëm. Fakti që ne arritëm në këtë moment është një gjë e mrekullueshme për Kosovën dhe Rajonin. Mendoj se kemi bërë një hap të jashtëzakonshëm e cila mund të çojë në njohjen reciproke. Ne jemi totalisht të përkushtuar për ta çuar këtë gjë më tutje, të normalizojmë jetën, të përmirësojmë jetën e njerëzve, ë krijojmë vende të reja pune”, tha Hoti.

Marrëveshja është pritur me nota pozitive nga të dy liderët, ku Vuçiç përshëndeti përfshirje e SHBA në këtë proces.

“Është një punë e mrekullueshme. Kur them punë e mrekullueshme e mendoj vërtet këtë gjë. Sepse ju dhe njerëzit tuaj me të vërtetë u angazhuat në këtë çështje dhe i dhatë zgjidhje asaj, kur pak njerëz donin një gjë të tillë. Përkushtimi juaj për ta stabilizuar rajonin dhe për të sjellë paqe në rajon është diçka që ne e vlerësojmë shumë. Flasim tani për ekonomi jo për politikë, sepse nuk mund të zgjidhim direkt të gjitha problemet tona. Ka akoma shumë ndryshime mes nesh”, tha Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu