Armando Broja ka treguar përsëri cilësitë e tij.
Sulmuesi shqiptar ka zhbllokuar ndeshjen e Southampton-it të tij kundër Brighton-it në minutën e 29-të.
20-vjeçari ka nxjerrë jashtë loje me një lëvizje të bukur kundërshtarin dhe ka mposhtur portierin me një goditje perfekte.
Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.