Me qindra qytetarë serbë iu bashkuan të shtunën protestës së thirrur me datë 4 dhjetor për të kundërshtuar miratimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e shpronësimeve.
Organizatorët e protestave deklaruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vendosur të varrosë institucionet në vend.
Një prej tyre, Martin Bezinareviç tha se kur institucionet nuk punojnë, atëherë i mbetet rrugës të shndërrohet në të tillë.
“Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiçit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë u mbetet rrugëve të shndërrohen në të tilla, duke mbetur e vetmja formë lufte dhe shfaqje e pakënaqësive tona”, tha ai.
Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale protesta është shoqëruar edhe me disa incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Potpukovnik u penziji Zoran Kardašević napadnut u Staroj Pazovi od stranke naprednjaka koji su hteli da probiju blokadu!
Fizički je na njega nasrnuo Predrag Vuković cune, član SNS zaposlen u opštinskoj upravi!@N1infoBG @tvnova_s @novarsonline @DirektnoRS @OnlineDanas pic.twitter.com/dYvsV1iGJ8
— Miroslav Aleksic (@MiikiAleksic) December 4, 2021
Miroslav Aleksiç nga Partia Popullore ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar në Stara Pazova “nga partia e progresistëve që donin të çanin bllokadën”.
Predrag Vukoviç Çune, anëtar i SNS-së i punësuar në administratën komunale, e ka sulmuar fizikisht Kardasheviçin, pohon Aleksiç.
Protesta u zhvillua paralelisht në disa qytete të vendit dhe u mbështet nga partitë opozitare serbe, aktivistët e shoqërisë civile dhe artistët.