Momenti i vrasjes së 50-vjeçarit. Gruaja prezent në ekzekutim: Ma vranë, ma vranëëë!!

0

 

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa Toska ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, ku është qëlluar me një plumb në kokë nga autorët.

Familja Toska nuk ka pasur asnjëherë probleme, dhe se kanë qenë njerëz të qetë e të respektuar.

“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke. Dëgjova ulerima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë ma vranëëëë. Autorët kanë qenë pa makinë, fëmijët kanë parë lemeri. Këtë rrugë bënte gjithmonë”, shprehen banorët e zonës.

Burime bëjnë me dije se Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle me gruan e tij.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë. Burimet bëjnë me dije për Faxëeb.al se ajo e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar të ulëritura. Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.

Njoftimi i Pòlicisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrárë në rrugë me ármë zjárri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë Fier dhe FNSH Fier.

Më poshtë janë edhe pamjet e para të mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ku trupi i Toskës është ende i shtrirë në tokë. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit/ autorëve, që janë larguar të pashqetësuar nga skena e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu