Momenti kur besimtarët myslimanë dalin me vrap nga xhamia pas hedhjes së gazit lotsjellës

0

Gazi lotsjellës i përdorur nga policia nuk ka kursyer as besimtarët myslimanë, të cilët po kryenin ritet fetare brenda Xhamisë së Namazgjasë në momentin e përplasjeve.

Për shkak të përhapjes së gazit në zonë, shumë prej tyre janë detyruar të ndërpresin faljen dhe të largohen me nxitim nga ambientet e xhamisë.

Ndërkohë pak më parë një nga protestuesit dyshohet se është asfiksuar nga gazi dhe i ka rënë të fikët.

Momente tensioni u regjistruan edhe para Kryeministrisë, teksa protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.