TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beyoğlu të Turqisë, ku një biznesmen libanez, Jaafar Sannan është marrë peng nga 4 persona, të veshur si punonjës të Policisë turke. Sipas mediave të huaja, ata i kanë vendosur edhe armën në gojë biznesmenit, duke e marrë me forcë.
Mësohet se ata e kanë dhunuar “prenë” e tyre, e më pas i vendosën pranga për ta rrëmbyer. Ndërsa e mbanin peng, ata i kërkuan një shpërblim të majmë gruas së viktimës për “kokën” e të shoqit.
Por gruaja ka shkuar në polici dhe ka denoncuar ngjarjen. Kur ata shkuan për të marrë shpërblimin që kërkonin, iu vunë prangat nga Policia. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “grabitjes (zhvatjes), “kanosjes” dhe “heqjes së lirisë”, ndërkohë viktima është liruar dhe është kthyer pranë familjes së tij, pas marrjes në pyetje.