Momenti prekës i përqafimit të Mançinit me Vialin menjëherë pas fitores së Euro 2020 (video)

0

Penalltitë e finales së Euro 2020 çuan në maksimum andrenalinën e ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë. Italia duhet t’i falet Donnarumma që priteti tre penallti dhe ishte deçiziv në ngritjen e trofeut për italianët.

E pikërisht në pritjen e tre penalltive, Mançini shpërtheu në lot dhe takoi menjëherë mikun e tij, Viallin, shokun e dikurshëm të ekipit të tij te Sampdoria, që është edhe drejtori teknik i azurrëve.

E tashmë të dy bashkë e ngjitën në majë Italinë, duke i dhuruar titullin kampion pas 53 vitesh Italisë. Momentet pikante ndiqeni më poshtë momentin e shpërthimit në lot të Mançinit, që tashmë kap dhe një arritje profesionale, si trajner i kombëtares duke i fituar titullin kampion Euope.

Roberto Mançini, në fund të ndeshjes, shpërtheu në një britmë çlirimtare dhe u duk qartë i ngazëllyer për mikrofonët e Rai pas fitores së Kampionatit Evropian në Itali: “Ne bëmë mirë, pësuam golin menjëherë dhe kaluam në vështirësi, por atëherë kemi dominuar. Nuk e di se çfarë të them djemtë ishin të mrekullueshëm. Është e rëndësishme për të gjithë njerëzit dhe tifozët. Ne jemi të lumtur që kemi luajtur mirë. Shpresoj se e gjithë Italia do të festojë. Ne jemi të lumtur tani “.

blob:https://mediagol-meride-tv.akamaized.net/c27fd476-0258-4453-be07-a8c5219cd751

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu