Momenti tronditës kur rrënojat e një pallati zënë poshtë ekipin e shpëtimit në Turqi

0

TURQI- Një video tronditëse që qarkullon në internet orët e fundit tregon dy shpëtimtarë turq duke u shtypur nga rrënojat teksa përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter në qytetin e Hatay.

Sipas Sabahit turk, shpëtimtarët kanë mbetur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb sipër tyre, por me ndihmën e kolegëve të tyre u liruan pak kohë më vonë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vihet re se më shumë se 25 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Ndërkohë, ushtria austriake ka pezulluar operacionet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti për shkak të “situatës gjithnjë e më të rrezikshme të sigurisë”. Rreth 80 shpëtimtarë nga forcat e armatosura austriake kanë qenë në Antakya, Turqi që nga 7 shkurti dhe kanë nxjerrë tashmë 9 persona nga rrënojat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu