Marrëdhëniet e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës kanë shkuar në pikën më kritike të tyre, aq sa kryetarja e LSI-së ka hedhur akuza se kreu i PD-së, iu shërben interesave ruse në Shqipëri.
E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi e ka cilësuar çiftin Basha si spiunë të infiltruar rusë në Shqipëri, pasi sipas saj ata janë persona që nuk mund të binin në sy për aktivitetin e tyre, duke qenë se kanë qenë të shkolluar në perëndim.
”Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë.
Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq.
Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha Kryemadhi.