Monika Kryemadhi ngatarron vargjet e Fan Nolit me Migjenin , ja si shprehet

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar lapsusin që bëri sot teksa recitonte vargjet e njohura të Fan Nolit në poezinë ‘Anës lumenjve’, duke ia vendosur autorësinë Migjenit.

Ka qenë vetë Kryemadhi që përmes një story në Instagram, ku shfaqet me zëvendëskryetarin e LSI-së, Luan Ramën, ka folur për ngatërresën në fjalë. Ajo mes humorit tha se nuk do të recitojë më poezi dhe atë ia ka lënë Luan Ramës. Ndër të tjera ky i fundit thekson se Migjeni, Fan Noli apo dhe Dritëroi janë referenca më e madhe e atdhedashurisë.

“Ashtu siç e ka thënë dhe Migjeni; “Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini” të gjithë ata që grabisin shqiptarët”, tha Kryemadhi në fjalimin e saj sot në Vlorë.

BISEDA ME LUAN RAMËN:
Kryemadhi: Luan nuk merrem më me poezi se dhe sot në Vlorë që doja të recitoja Fan Nolin, e ngatërrova me Migjenin. Kështu që po t’i lë ty poezitë.
Luan Rama: Nuk është asgjë ngatërrimi, pasi dhe Noli dhe Migjeni dhe Ali Asllani dhe Ditëroi po të duash kanë qenë dhe mbeten referenca të mëdha atdhedashurie. Nëse Noli thotë; Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini Migjeni thotë; Oh si nuk kam një grusht të fuqishëm, Malit që z’ban zan mu në zemër me ja ngjesh dhe unë të kënaqem t’uj qesh (E përsërit në të njëjtën kohë me Kryemadhin). Ose; Thuaja rini, kangës më të bukur që di”, thotë Luan Rama.

Kryemadhi: Ndaj duhet Luani!
Luan Rama: Nga Vlora, edhe një herë po e them se këtu merr vlerë jo vetëm Noli, jo vetëm Migjeni, por fjala e çdo shqiptari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu