Monika Kryemadhi nuk i bindet “urdhrit” të Bashës, hedh fletën në kutinë e votimit:  “opozitë e përçarë!

0

Aksioni i parë i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ishte grisja e fletës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.

Të gjithë deputetët e dalë nga koalicioni PD-AN i grisën fletët e votimit, por ky aksion është bojkotuar nga LSI.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka votuar dhe e ka hedhur fletën në kutinë e votimit, duke mos iu bashkuar aksionit të kryedemokratit Basha. Gjithashtu fletën e votimit në kuti e ka hedhur edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu