Monika Kryemadhi sulmon sërish Tedi Blushin, akuza për gruan dhe vjehrrën: Të dyja drejtoresha, ka qenë pa shtëpi, sot i ka tre

0

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia, kanë hedhur shpesh akuza ndaj njëri-tjetrit.

E ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Kryemadhi sulmoi Tedi Blushin, të cilin e akuzon se ai ka shkatërruar partinë. Sipas Kryemadhit, Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut. Me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi.”

Një vit më parë, kryemadhi e revoltuar deklaronte se Meta u mashtra nga këta njerëz.

Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh…”