Monika Kryemadhi: Taulant Balla mund të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS-së

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News u pyet nga drejtuesi emisionit Bejdo Male, në lidhje me luftën brenda Partisë Socialiste për lidershipin e saj.

Kryemadhi tha se ka informacione se trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama, do të jetë ose Erion Veliaj ose Taulant Balla ose ndonjë grua, emrin e të cilës Kryemadhi nuk e zbuloi.

Bejdo Male: Ka zëra që më shumë shqetësim i Edi Ramës është Erion Veliaj, sepse nëse fiton mandat të tretë Edi Rama, Erion Veliaj duke ju konsumuar dy mandate del jashtë PS-së, kur ai e ka shpallur veten trashëgimtar të saj, sesa opozita shqiptare!? Ka ndonjë të vërtetë?

Kryemadhi: Nuk besoj Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu