Monitorohen akset kryesore pas festave/Ja sa leje drejtimi u pezulluan vetëm sot

0

Autoritetet e Policisë Rrugore këtë fundjavë ka marrë një sërë masash,shkak i fluksit të lartë pas festave të Vitit të Ri. Në kuadër për të parandaluar aksidentet në shumë akse rrugore policia po monitoron me radarë dhe dragera rrugët duke nisur nga ato interurbane deri në ato rurale e brenda qyteteve.

Nga konstatimet e bëra në terren, forcat blu këtë të shtunë kanë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të festojnë dhe shijojnë fundjavën, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit / Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për monitorimin e pandërprerë të akseve rrugore nacionale. Aktualisht në akset kryesore të vendit, policia është duke përdorur 6 radarë.

Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë.

Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu