Pas një kohe të gjatë Maricio Pochettino rikthehet në Paris për të marrë “frerët” e PSG-së

0

PSG i jep fund thashethemeve dhe në ditën e dytë të Viti të Ri zyrtarizon në krye të ekipit parisien, ish-trajnerin e Tottenham-it , Mauricio Pochettino. Ai rikthehet pas 17 vitesh në Paris ku luajit si lojtar ndërsa këtë herë vjen si drejtues i ekipit parisien.

Dukej se PSG e kishte mbajtur ‘dhuratën’ për ditën e dytë të 2021 teksa sapo përfundoi faza e parë e kampionatit në 2020, drejtuesit shkarkuan befasisht gjermanin Tuchel.

Tashmë Pochettino ka një mision të vështirë me parizienët, nga kampionati ku PSG renditet e 3-ta, edhe pse 1 pikë më pak se kryesuesit, dhe në Champions League ku e pret një përballje ferri me Barcelonën e cila i ka dhënë një mësim të hidhur përballjen e fundit në përmbysjen e madhe me shifrat 6-5 për katalanasit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu