Morën Lamborghini 200 mijë paund për ditën e dasmës/ Çifti përfundon në spital

0

Një çift i porsamartuar përfundoi në spital natën e tyre të dasmës pasi dhëndri përplasi një Lamborghini me vlerë 200 mijë paund, e cila më pas shpërtheu në flakë. Dailymail shkruan se Ali Zaman, 26 vjeç dhe nusja e tij morën supermakinën e të ftuarit të dasmës për një shëtitje pas ceremonisë së martesës së tyre më 15 shkurt 2020.

Zaman pasi parakaloj një shofer u përplas me një tjetër dhe Lamborghini shpërtheu në flakë, ndërsa ai dhe gruaja e tij pësuan lëndime të lehta.  Pamjet tronditëse të videove të marra pas përplasjes treguan në gjykatë se supermakina u përfshi nga flakët ndërsa ambulanca u pa duke mbërritur në vendngjarje.

Zaman e kishte marrë Lamborghini jeshile pa dijeninë e mysafirit të tij. I ftuari kishte parkuar në mënyrë të sigurt Lamborghini-n jashtë dhe la çelësat e makinës në xhepin e palltos kur hyri. Por kur donte të largohej, pa që çelësat nuk ishin më aty.

Pas një viti nga ngjarja, Ali është shpallur fajtor dhe u dënua me një vit pezullim nga drejtimi i makinës si dhe dëmshpërblim të personit me të cilin u përplas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu