Pas më shumë se gjashtë orësh kërkime janë gjetur 2 shtetase gjermane të cilat “humbën gjurmët” pasi morën me qera një varkë në KSamil.
Sipas rregullit të parashikuar, xhiroja duhej të zgjaste 3 orë, prej orës 12:00 deri në 15:00.
Pas kësaj, shtetasi K. Daci, ka denoncuar mungesën e dy pedaloneve në policinë kufitare të Sarandës.
Sipas tij, pedalonet i kishte dhënë me qira tek dy turiste të huaja që prej mesditës dhe ato nuk ishin kthyer për disa orë.
Pas marrjes së njoftimit Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke janë vënë në kërkim.
Dy pedalonet janë gjetur të shtyra nga rrymat detare, në ujërat greke.
Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ja ka dorëzuar palës shqiptare.
Dy pedalonet bashkë me dy shtetaset gjermane janë sjellë në portin e Sarandës. Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.