Mori armën dhe qëlloi për të vrarë bashkëfshatarin, arrestohet autori në Skrapar (EMRI)

0

Policia e Skraparit, ka arritur të parandalojë një konflikt pronësie që mund të shkonte deri në vrasje mes dy personave.

Mësohet se shtetasi Avdul Hoxha ka qëlluar me armë drejt bashkëfshatarit të tij Q.Sh me qëllim për ta vrarë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur shënjestrën dhe policia pas marrjes së njoftimit ka arritur të neutralizojë autorin.

Njoftimi i Plotë:

Skrapar – Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive pronësie.

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të bashkëfshatarit të tij, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi Avdul Hoxha kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu