Mori çantën me drogë në kufirin me Shqipërinë, arrestohet greku në Igumenicë

0

Sekuestrohet një sasi droge në Igumenicë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas grek. Mësohet se janë sekuestruar 6 kg 170 gr marijuanë nga ana e policisë greke.

Kjo e fundit ka pikasur një shtetas grek që ecte me një çantë në dorë, të cilën e kishte marrë në kufirin greko-shqiptar.

Ai u kap nga policia teksa hynte në banesën e vetë. Gjatë kontrollit të banesës së tij me ndihmën e qenit Lussy, u gjeten dhe u sekuestruan sende që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu