Mori makinë me qira dhe e shiti, arrestohet 40-vjeçari nga Elbasani

0

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është lokalizuar dhe vënë në pranga nga Policia, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.

Shtetasi M. Z., banues në Elbasan, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 2 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Ai, së bashku me dy persona të tjerë, kishte tjetërsuar pronësinë e disa automjeteve që kishte marrë me qira, duke i shitur ato në mënyrë të paligjshme.

Pas ndalimit të tij, u konstatua se nga dënimi i dhënë, atij i kishin mbetur edhe 8 muaj burgim për të vuajtur.

Elbasan

Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.