“Mos bërtit o gjel i Peqinit’/ Përplasje në Kuvend mes Ramës dhe Dash Sulës

0

Futja me procedurë të përshpejtuar e pr.ligjit për Portin e Durrësit ka futur në sherr kryeministrin Rama dhe deputetët e opozitës. Rama i konsideroi ligjvënësit demokratë si të pafytyrë që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Kryeministri debatoi ashpër me deputetin demokrat, Dashnor Sula, të cilin e quajti “gjel deti i Peqinit”.

“Me ca kurajë ti çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale. Përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si rezultat i një marrëdhënie strategjike prej të cilës po ndërtohen atje në zonën e Spitallës 2000 apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë behet një investim që nuk është bërë ndonjëherë, që e transformon Durrësin në pikën kryesore të turizmit në Mesdhe dhe ndërkohë këtu as u miratua gjë as u diskutua. Thjesht u fut më procedurë të përshpejtuar një pr ligj që do marrë kohën për diskutim

Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne. Ne nuk kemi kohë për të humbur që kemi më shumë se një vit që negociojmë këtë kontratë, ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione. Por ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë që nuk keni as afe as atdhe as din e iman

Sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut, ,mirë ne po merrni nëpër gojë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhajat në botë. Ju jeni të pafytyrë, pa atdhe! Këta jeni ju.

Edhe mos bërtit ti gjel deti i Peqinit, sepse ju po të kishit ju fytyrë ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu