“Mos e dëgjoni Kryefuksin”, Meta reagon pas kritikave të kryeministrit Rama

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në takimet elektorale.

Meta i bën thirrje “patronazhistëve” të cilët prej ditësh janë kthyer në qendër të vëmendjes të mos dëgjojnë fjalë e kryeministrit Rama ,pasi thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar.

Statusi:

Të dashur “patronazhistë”,

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu