Në kulmin e sezonit veror, ndotja nga mbetjet urbane ka pushtuar një pjesë të mirë të vijës bregdetare shqiptare. Një nga rastet më shqetësuese është në zonën elitare të Qerretit në Kavajë, ku qytetarë të papërgjegjshëm kanë krijuar “male” me plehra pranë zonave të banuara.
Pamjet e siguruara tregojnë qartë grumbuj mbetjesh të hedhura në mënyrë të pakontrolluar shumë pranë banesave dhe resorteve turistike. Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e banorëve, të cilët kanë vendosur një letër paralajmëruese me përmbajtje të ashpër:
**“Mos hidhni plehra, se jeni të sharë me rob shpie. Jeni të papërgjegjshëm!”**
Problematika e menaxhimit të mbetjeve urbane vazhdon të mbetet një sfidë madhore për autoritetet vendore, sidomos përgjatë vijës bregdetare ku aktualisht ndodhen mijëra pushues. Mungesa e infrastrukturës, kontrolleve dhe ndërgjegjësimit qytetar po e kthen ndotjen në një kërcënim serioz për turizmin dhe shëndetin publik.









