“Mos u gënjeni nga mëngjesi”, parashikohen reshje shiu pasditen e sotme

0

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohëshëm.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu