Mos u ndjeni keq nga VIP-at, që as kanë shpikur gjë, as kanë bërë ndonjë të mirë për njerëzimin!

0

Nga Kim Mehmeti

Jetojmë në kohë kur nga çdokund na buzëqeshin ‘VIP-at’, e të cilët bëjnë çmos që t’i shohim e çmojmë, edhe pse as kanë shpikur gjë, as kanë bërë ndonjë të mirë për njerëzimin, përpos që kanë mbledhur haraçin e marrëzisë njerëzore, duke u zhveshur paturpshëm kudo që i ’kap’ kamera televizive, apo fotoaparati i ndonjë portali!

Pra jetojmë në kohë kur thuajse kudo që të shkosh, ndjehesh si i ndodhur në kabinën e ndonjë maune të socializmit, të cilat, shoferët e atëhershëm i stolisnin me fotot e bukurosheve lakuriqe!

Jetojmë pra në kohë kur më të dukshëm janë ata që nuk i njohim nëpërmjet fytyrës që kanë, por nëpërmjet prapanicës dhe gjoksit lakuriq që ua publikojnë mediat!

Por megjithatë, mos u ndjeni keq ju të ‘prapambeturit’ që bëni çmos që të ju njohin nëpërmjet fytyrës që di të skuqet, ngaqë kjo botë ende qëndron mbi ‘shtyllat’ e asaj që quhet vlerë dhe emblemë individuale e njerëzore!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu