Mot i qëndrueshëm në vend, por temperaturat pësojnë ulje/ Parashikimi për sot

0

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites; do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të mbetet moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ftohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që moti të ftohet edhe më shumë në të gjithë republikën e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërist rënie duke regjistruar vlerën minimale në Mitrovicë -5°C më e ulëta dhe maksimalja do të shënohet në Gjakove 5 °C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu