Mot me të gjitha komponentët diell, reshje, breshër, shkarkesa elektrike. Ja si parashikohet moti për javën që vjen

0

Java e ardhshme pritet të ndikohet nga moti i paqendrueshëm. Në parashimin javor të Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, thuhet se duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e Premte, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e nesërme si dhe ditën e Enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu