Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit.
Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas ishte larguar drejt Tiranës.
Sipas burimeve, ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që “kam vrarë një person”.
Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.
Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos mbrëmjen e së mërkurës (11 maj).
Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Raportohet se viktima kishte thike në gjoks dhe pranë trupit të tij është gjetur një thikë.