Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, mbani zinxhirët në këto akse

0

Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke reduktuar shpejtësinë. Sipas njoftimit të ARRSH, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Njoftimi i ARRSH:

“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut Qarkullimi ka vazhduar normalisht. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Autoritetet Rrugor Shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu