Moti i keq, ARRSH: Kujdes në aksin Elbasan-Peqin

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në në Facebook, shkruan se aksi Elbasan-Peqin ka pasur dalje të dherave dhe baltës në rrugë
Moti i keq në Shqipëri ka bërë që disa akse të jenë të pakalueshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në në Facebook, shkruan se aksi Elbasan-Peqin ka pasur dalje të dherave dhe baltës në rrugë, ndërkohë që drejtuesve të makinave që kalojnë nga ky segment rruge u është kërkuar të bëjnë kujdes.

Postimi i Plotë:

Reshje shiu me intensitet ka përshkuar vendin pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren për pastrimin e akseve nacionale. Në segmentin rrugor Elbasan-Peqin(Murrash)ka pasur dalje të aluvjoneve në trupin e rrugës grupi i punës është në terren dhe po bën të mundur kthimin e këtij aksi në normalitet. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu