Moti i keq dhe stuhia me breshër shkaktojnë dëmtimin e pemëve frutore dhe vreshtave në fshatrat e Polisit të Librazhdit

0

 

Nga Fatmir Popja

Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të Dielës nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij . Si pasojë e rënies së breshërit u shkatërruan pemtaria dhe vreshtat e kësaj zone të cilat ishin në fazën e lulëzimit të plotë . Paraprakisht, sipas burimeve zyrtare dëmet e shkaktuara nga stuhia e breshërit janë mjaft të mëdha dhe për këtë vit moti i keq ky fenomen natyror ka shkatërruar plotësisht prodhimin e pritshëm të pemëve frutore dhe vreshtave në këtë rajon.Stuhia e breshërit që përfshiu një pjesë të fshatrave të Njësisë Administrative Polis të bashkisë së Librazhdit nga ora 17:00-17:30 rezultoi fatale për pemtarinë dhe vreshtarinë e kësaj zone për këtë vit.Nga pasojat e stuhisë janë prekur disa qindra familje fermerësh të kësaj zone mes të cilave janë edhe disa dhjetra që kanë investuar së tepërmi në krijimin e plantacioneve me pemë frutore .Demi financiar i tyre për shkak të fatkeqësisë natyre është jashtëzakonsht i madh dhe shpresa e vetme për ta mbetet kompesimi i këtij dëmi nga shteti. Gjithsesi këtë fillim javë emergjencat civile do verifikojnë në terren dëmet e shkaktuara nga breshëri i të Dielës në fshatin Gurëshpatë dhe në disa lagje të fshatrave të tjerë të Polisit të Librazhdit.