Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka folur për situatën e krijuar nga dëbora ku është shprehur se disa zona janë pa energji elektrike.
Shehu shtoi se nëse do të ketë bllokime nga dëbora, institucioni që ai drejton i ka marrë të gjitha masat, duke u shprehur se kanë mjete të kalueshmërisë së lartë, ndërsa apeloi që shoferët të mos lëvizin pa goma dimërore, pasi në akset rrugore do të ketë prezenca akulli.
“Bora ka filluar në orët e para të mëngjesit ka përfshirë kryesisht Peshkopinë, ekstreme Kalanë e Dodës, Lurën. Në mëngjes kishte intensitet të lartë, por tani ka rënë intensiteti. Nuk kemi rrugë të bllokuara. Trashësia e borës është 5 deri në 30 cm në lartësi në Kala të Dodës Lurë apo Gollobordë. Borë ka më shumë nga Maqellara dhe në Peshkopi. Porosisim drejtuesit e makinave përdorin zinxhirë. Meqë ka lagështi dhe priten ulje temperaturash që mund ta vështirësojë qarkullimin. Sot në mëngjes është ndërprerë energjia elektrike në Sllovë selishtë dhe në zonën e Martaneshit. Një furtunë kur bie linjat janë të larta dhe jo të mira dhe vazhdimisht kanë pasur probleme. Grupet janë në terren”, tha Shehu.