Moti i keq në Elbasan/Mbulohen me inerte disa akse kombëtare

0

 

Prej orës 13:30 qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa rreth orës 14:00 situata meteorologjike është përkeqësuar me rrebeshe të forta, të shoqëruara me shkreptima dhe breshër.

Burime zyrtare nga strukturat e Emergjencave Civile bëjnë të ditur se, pavarësisht motit të keq, nuk ka raportime për probleme apo dëme në territorin e bashkive të qarkut.

Megjithatë, moti i rënduar ka shkaktuar prani inertesh në disa akse rrugore kombëtare:

• Aksi Elbasan–Rrogozhinë, në vendin e quajtur Dervën
• Aksi Elbasan–Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit dhe pranë Dragostunjës

Në këto zona ndodhen aktualisht ekipet e firmave kontraktuese, të cilat po punojnë për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e lëvizjes.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale dhe u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes në segmentet e përmendura, për shkak të rrëshqitjeve të mundshme dhe dukshmërisë së ulët.