Moti i keq në vend/ Dy aksidente në Rrugën e Arbrit, një person i plagosur rëndë

0

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë këtë fundjavë. Si pasojë në Rrugën e Arbrit janë regjistruar dy aksidente paraditen e sotme.

Një automjet është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit të vogël, i cili po dërgohet me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë me një autoambulancë.

Gjithashtu, gazetari Dritan Kurti mëson se një makinë në byppasin e Murrizit është përplasur me barrierën metalike dhe ka mbetur e bllokuar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu