Moti i keq në vend, Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

0

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka reaguar për situatën e keqe meteorologjikë në Shqipëri ku shumë pjesë të vendit janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut duke ofrua ndihmë.

Ai tha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve. Mehaj ka treguar se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshin të cilit i ka shprehur gatishmëri dhe mbështetje. Ai ka shkruar se në ditë të mira dhe të vështira do të jenë pranë vëllezërve në Shqipëri duke thënë se bashkë mund të kalojmë çdo sfidë.

Shkrimi i plotë:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu