Moti i keq në vend/ Probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar, bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras

0

Vendi është përfshirë nga reshje shiu gjatë orëve të fundit, që kanë sjellë dhe probleme në disa zona.

Gjatë natës si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe nënkalimi në Fushë Mamurras.

Reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë edhe në orët e para të mëngjesit, duke krijuar probleme në autostradën Milot – Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.

Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla.

Niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.

Ndërkohë pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit  për pastrimin e mbetjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu