Moti i keq, rënia masive e gurëve bllokon aksin rrugor Kukës-Shishtavec

0

Reshjet e dendura të shiut pas mesnate sollën problematika në disa aksesh rrugore në Kukës.

Rënie masive inertesh pati në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe.

Rruga u bllokua për disa orë por fatmirësisht në momentin e shkarjes nuk pati qarkullim automjetesh.

Kompania kontraktore punoi për tre orë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës.

Aktualisht rruga është e qarkullueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu