Shqipëria
Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës.
Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.
Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 15°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.
Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.