Moti me shi në Elbasan/Ja si paraqitet situata e motit dhe qarkullimit në qark

0

 

 

Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë qarkun e Elbasanit. Reshjet kanë filluar në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë me të njëjtin ritëm.

Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.

  • Akset rrugore, si ato nacionale ashtu edhe rurale, janë të gjitha të hapura për qarkullim dhe deri në këto momente nuk raportohet prezencë inerteve apo gurësh në rrugë.
  • Prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në kuota mesatare, pa rrezik për dalje nga shtrati apo rrezik përmbytjeje.

Në pritje të njoftimit nga HEC Banjë për sasitë e shkarkimeve të ditës së sotme. Deri dje, prurjet e shkarkimeve kanë qenë në nivelin 150 m³/sek për shkarkim dhe 100 m³/sek për prodhim.

Nga verifikimet në terren, nuk janë konstatuar probleme në zonën e Sulovës si pasojë e shkarkimeve.

Strukturat e Emergjencave Civile vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale.