Moti për sot, diell dhe temperatura deri në 40 gradë

0

Shqipëria

Do të mbetet  Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta për gjatë gjithë 24_orëshit.

Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 35 gradë C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu