Moti për sot/ Dita nis me kthjellime, sa pritet të shkojnë temperaturat

0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa, orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre, por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu