Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

0

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri në 30 gradë Celsius.

Ndonëse temperaturat ekstreme kaluan, ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu