Moti/ Vranësira dhe rrebeshe parashikohen për ditën e sotme

0

Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites, ku herë pas here priten rrebeshe të shoqëruar më stuhi të forta ere.

Më të theksuara rrebeshet do të jenë në zonat veri-perëndimore dhe jug-perëndimore.

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezentt por në sasi më të pakta.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 80 km/h në det të hapur nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 7 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Kosovë, duke sjellë që në orët e para të mëngjesit Vranësira të dendura dhe reshje. Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por në zona të izoluara në Veri dhe Lindje do të ketë edhe reshje dëbore. Reshjet më të dukshme pritet të jenë në orët e mesditës dhe pasdites, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë C deri në 9 gradë C. Era do të paraqitet e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe jugperëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu