Moti/ Vranësira dhe rrebeshe shiu, ja parashikimi për sot

0

Shqipëria

Orët e paradites do të paraqiten me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Në zonat e thella malore do të shfaqen reshjet e izoluara të dëborës. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshem atmosferike ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C vlera më e lartë në territor. Era do të vijojë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Parashikohet që Republika e Kosovës të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të saj ku herë pas here pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Më të dukshme vranësirat dhe reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që edhe gjastë natës moti të mbetet i paqëndrueshëm në të gjithë rajonin e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mëngjesi do të mbeten kostante por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë C në Mitrovicë deri në 13 gradë C më e larta në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Permanent Jugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu