Motori përplas për vdekje këmbësorin, mjeti përfundon “copë e çikë” në kanal (EMRI + VIDEO)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, në vendin e quajtur Kafaraj. Mësohet se një motor ka përplasur një këmbesor, i cili ka gjetur vdekjen. Ndërkohë burime për InfowebTv tregojnë se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër.

Mësohet se viktima ndodhet ende i shtrirë në rrugë ndërsa banorët aty tregojnë së ambulanca ka ardhur me vonesë.

InfowebTv mëson se viktima ka mbetur Qerim Troka. Viktima ka qenë duke ecur anës rrugës kur është përplasur nga motori.

Pamjet më poshtë tregojnë se motori i përfshirë në aksident është ndarë në dy pjesë teksa po lëvizte me shpehtësi të lartë dhe është tërhequr zvarrë për 200 metra.