Laç- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Laç.
Një person duke udhëtuar me motor është përplasur me një makinë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Laçit.
Drejtuesi i motorit është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje.